Protesta e 35-të kombëtare kundër qeverisë është shoqëruar edhe me një performancë simbolike të organizuar nga protestuesit, të cilët sollën në bulevard një tortë gjigante në formën e një bunkeri.IMG_7895
Torta u shfaq gjatë tubimit para godinës së Kryeministrisë dhe u shoqërua me flamingo dekorative, simbol që protestuesit e kanë përdorur gjatë javëve të fundit në aktivitetet e tyre.
Gjatë kalimit të tortës mes pjesëmarrësve, një pjesë e protestuesve brohoritën slogane drejtuar kryeministrit Edi Rama, duke përdorur ironi në lidhje me ditëlindjen e tij.
Organizatorët dhe pjesëmarrësit përsëritën kërkesat e tyre për ndryshime politike, ndërsa në protestë u dëgjuan edhe thirrje si “Dorëheqje”, “Shqipëri e re”, “Lironi çunat”, si dhe slogane që kërkonin hetimin e figurave kryesore politike.
Tubimi u zhvillua me pjesëmarrjen e qytetarëve nga zona të ndryshme të vendit dhe përfaqësuesve të diasporës. Në bulevard u panë flamuj kombëtarë shqiptarë, flamuj amerikanë me rastin e 250-vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara, si dhe flamuj e pankarta me simbolin e flamingos, që organizatorët e konsiderojnë identitet të kësaj lëvizjeje qytetare.
