Protestuesit përdorin personazhin virtual “Diella” për të ironizuar qeverinë para Kryeministrisë

Data

Një nga momentet simbolike të protestës së zhvilluar mbrëmjen e së shtunës përpara godinës së Kryeministrisë ishte përdorimi i personazhit virtual “Diella”, i krijuar me inteligjencë artificiale, si pjesë e një performance ironike të organizuar nga protestuesit.

Në një projekcion të shfaqur në muret e Kryeministrisë, “Diella” paraqitej duke deklaruar në mënyrë simbolike dorëheqjen e saj nga qeveria, duke iu referuar zhvillimeve të lidhura me çështjen e Zvërnecit.

“Për shkak të skandalit të Zvërnecit, deklaroj dorëheqjen time nga qeveria shqiptare. Radha juaj, kryeministër”, ishte mesazhi i projektuar.

Pas këtij momenti, pjesëmarrësit në protestë brohoritën në kor “Rama, jepe dorëheqjen”, ndërsa disa prej tyre ironizuan situatën me thirrje se “Ramën e braktisi edhe Diella”.

Performanca ishte një nga format simbolike të përdorura gjatë protestës së 28-të, e cila vijoi përpara godinës së Kryeministrisë me fjalime, pankarta dhe mesazhe të drejtuara ndaj qeverisë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related