Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë: “Ky popull e ka seriozisht”, kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës

Data

Protestuesit janë mbledhur para godinës së Kryeministrisë në kuadër të protestës së 37-të radhazi, duke përsëritur kërkesën e tyre për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Pasi marshuan nga sheshi “Skënderbej”, pjesëmarrësit u vendosën në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku vijuan protestën me thirrje dhe pankarta kundër qeverisë.

Gjatë fjalës hapëse të tubimit, organizatorët theksuan se vazhdimësia e protestave tregon vendosmërinë e qytetarëve për të vijuar mobilizimin.

Sipas tyre, pjesëmarrja e përditshme në protesta ka dhënë një mesazh të qartë si për institucionet shqiptare, ashtu edhe për partnerët ndërkombëtarë.

“Ky popull e ka seriozisht,” u deklarua në hapje të tubimit, ndërsa protestuesit ritheksuan se kërkesa e tyre kryesore mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.

Organizatorët kanë bërë thirrje që protesta të vijojë në mënyrë paqësore, ndërsa qytetarët kanë deklaruar se do të vazhdojnë tubimet deri në realizimin e kërkesave të tyre.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related