Ka nisur marshimi i protestës së 37-të kundër qeverisë, me qytetarët që janë nisur nga sheshi “Skënderbej” drejt godinës së Kryeministrisë në Tiranë.
Pasi u grumbulluan në sheshin qendror të kryeqytetit, protestuesit filluan lëvizjen përgjatë bulevardit, duke mbajtur pankarta dhe duke brohoritur thirrje kundër qeverisë.
Pjesëmarrësit deklaruan se kërkesa e tyre kryesore mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, të cilën e cilësojnë si të panegociueshme.
Organizatorët u kanë bërë thirrje qytetarëve nga i gjithë vendi, si edhe shqiptarëve të diasporës, t’i bashkohen protestës, duke theksuar se tubimi do të vijojë në mënyrë paqësore.
Marshimi pritet të përfundojë përpara godinës së Kryeministrisë, ku do të zhvillohet pjesa kryesore e protestës dhe do të mbahen fjalime nga pjesëmarrësit.
