Protestuesit afishojnë “murin e skandaleve” para Kryeministrisë

Data

Gjatë protestës së zhvilluar mbrëmjen e së shtunës përpara godinës së Kryeministrisë, një grup protestuesish vendosën në murin pranë shkallëve të institucionit fletë me mbishkrime ku renditeshin çështje dhe ngjarje që ata ia atribuojnë qeverisë.

Në materialet e afishuara përmendeshin, sipas protestuesve, çështje si koncesioni i check-up-it në shëndetësi, dosja “Tahiri”, shembja e Teatrit Kombëtar, vrasja e Klodian Rashës, si edhe raste të tjera që ata i cilësuan si skandale të qeverisjes.

Ky veprim u zhvillua gjatë tubimit përpara Kryeministrisë, ku protestuesit vijuan të shprehin kërkesat dhe qëndrimet e tyre përmes pankartave, fjalimeve dhe formave simbolike të protestës.

Protesta e 28-të kundër qeverisë ka vijuar përgjatë mbrëmjes me pjesëmarrjen e qytetarëve nga zona të ndryshme të vendit dhe të diasporës, ndërsa organizatorët kanë përsëritur kërkesat e tyre për ndryshime politike dhe institucionale.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related