Gjatë protestës së zhvilluar para Kryeministrisë, një prej pjesëmarrësve komentoi me ironi koncertin e Kanye West, i mbajtur një ditë më parë në Tiranë.
Në fjalën e tij, protestuesi iu referua debatit publik që ka shoqëruar financimin e koncertit dhe përdori një shprehje satirike për të përcjellë mesazhin e tij politik.
“Kënga më e bukur në koncertin e Kanye West ishte ‘Rama jep dorëheqjen’,” u shpreh ai, duke iu referuar sloganit të përdorur nga protestuesit gjatë tubimeve.
Deklarata u prit me reagime nga një pjesë e të pranishmëve dhe u bë gjatë protestës, ku qytetarët vijuan të shprehin qëndrimet dhe kërkesat e tyre ndaj qeverisë.
