Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, i shoqëruar nga policia dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH), ka mbërritur sot në Tragjas për të kryer shembjen e disa banesave, në kuadër të një projekti për ndërtimin e ujësjellësit.
Banorët e zonës e kanë kundërshtuar prej kohësh këtë projekt, duke kërkuar transparencë dhe konsultime me bashkinë, pasi, sipas tyre, nuk janë informuar siç duhet për ndërhyrjen që po kryhet.
Ata prisnin një takim sqarues me autoritetet, por në vend të kësaj, janë përballur me praninë e forcave policore dhe IKMT-së, e cila ka nisur prishjet në terren.
