Protesta vijon me marshim drejt komisariatit, protestuesit kërkojnë lirimin e të ndaluarve

Data

Protesta e 35-të kombëtare në Tiranë vijoi me marshimin e pjesëmarrësve në rrugët e kryeqytetit, ku një pjesë e protestuesve u drejtuan pranë komisariatit të policisë, duke kërkuar lirimin e personave të ndaluar gjatë protestave të mëparshme.

Gjatë manifestimit, protestuesit brohoritën slogane në mbështetje të të ndaluarve, mes tyre edhe “Lironi çunat”, ndërsa përsëritën kërkesat për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe për hetimin e rasteve që, sipas tyre, lidhen me korrupsionin.

Në protestë u dëgjuan gjithashtu thirrje kundër figurave të ndryshme politike, përfshirë slogane që kërkonin hetimin e zyrtarëve dhe mbajtjen përgjegjëse të klasës politike.

Manifestimi u zhvillua me pjesëmarrjen e qytetarëve nga Shqipëria dhe diaspora, ndërsa organizatorët deklaruan se protestat do të vijojnë edhe në ditët në vazhdim deri në realizimin e kërkesave të tyre.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related