Qytetarët kanë nisur marshimin nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë, në kuadër të protestës së 45-të radhazi kundër qeverisë.
Pjesëmarrësit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe ndryshime në sistemin politik, ndërsa gjatë marshimit kanë hedhur thirrje si “Ju erdhi fundi” dhe slogane të tjera kundër qeverisë.
Lëvizja nisi fillimisht si reagim ndaj projektit në zonën e Zvërnecit, por më pas u zgjerua me kërkesa politike, institucionale dhe shoqërore.
Organizatorët kanë deklaruar se protestat do të vijojnë gjatë gjithë sezonit veror dhe se qytetarët e diaspora do të ftohen të mbështesin tubimet e përditshme.
Në protestat e mëparshme janë dëgjuar edhe thirrje kundër figurave të ndryshme politike, përfshirë sloganet “Rama në burg, Berisha në burg”, “Revolucion” dhe “Shqipëri e re”.
Sipas organizatorëve, qëllimi është që presioni qytetar ndaj qeverisë të vijojë dhe të rritet deri në përmbushjen e kërkesave të protestuesve.
