Protesta e 45-të në Tiranë, qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej”: “Rama, jepe dorëheqjen!”

Data

Qytetarë dhe mbështetës të protestës janë mbledhur mbrëmjen e kësaj të marte në sheshin “Skënderbej”, në kuadër të protestës së 45-të radhazi kundër qeverisë.

Sipas organizatorëve, pjesëmarrësit do të marshojnë nga sheshi drejt godinës së Kryeministrisë, ku pritet të zhvillohen fjalime dhe aktivitete në vijim të tubimit.

Prej më shumë se një muaji, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe të qeverisë, duke e cilësuar këtë si kërkesën e tyre kryesore.

Gjatë grumbullimit në shesh, janë dëgjuar thirrje si “Rama, jepe dorëheqjen!”, ndërsa organizatorët kanë deklaruar se protestat do të vijojnë edhe në ditët në vijim.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related