Protesta e opozitës, ‘thumbon’ analisti Kikia: Gjimnastikë që i bën mirë demokracisë

Data

Analisti Mentor Kikia në një program televiziv duke folur për protestën që është thirrur nga Partia Demokratike pasditen e së martës, tha se çdo protestë është një gjimnastikë që i bën mirë demokracisë.
Kikia tha se protesta e nesërme që ka thirrur PD ka lidhje me kërkesat e opozitës për qeveri teknike.

“Qeveria teknike është një kërkersë madhore, nuk ka ndonjë shenjë nga mazhoranca që kjo mund të pranojë si kërkesë. Duhet një presion shumë i madh që të detyrojë mazhorancën që të pranojë kërkesën për qeveri teknike, aq më shumë kur kemi protesta një në 3-4 javë. Sado që të mëdha të jenë këto protesta, duhet një presion shumë i madh që të detyron këtë mazhorancë që të pranojë një Qeveri teknike”, tha Kikia.
Dhe referuar debatit që po zhvillohet lidhur me datën e zgjedhjeve, Kikia tha se duke parë këto debate mendoni se çfarë debati do të bëhej nëse do të pranohej ose jo Qeveria teknike.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related