Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për rregullimin e organizimit, funksionimit dhe fushës së veprimit të shërbimit të policimit vullnetar, një nismë që synon përmirësimin e sigurisë publike dhe forcimin e kapaciteteve të Policisë së Shtetit, duke promovuar edhe angazhimin qytetar.
Në vendimin e publikuar bëhet me dije se “qëllimi i këtij vendimi është përmirësimi i sigurisë publike, forcimi i kapaciteteve të strukturave të Policisë së Shtetit dhe inkurajimi i angazhimit qytetar, duke promovuar bashkëpunimin ndërmjet policisë dhe komunitetit për rritjen e besimit dhe parandalimin e veprimtarive të kundërligjshme, në përputhje me legjislacionin në fuqi.”
Policitë vullnetarë, siç saktësohet në vendim, do të kryejnë detyra të ndryshme gjatë aktiviteteve masive, duke përfshirë “ruajtjen e perimetrit të jashtëm të ambienteve ku zhvillohen aktivitetet, bashkëpunimin në postblloqe dhe pika kontrolli, drejtimin dhe disiplinimin e lëvizjeve të pjesëmarrësve, si dhe mbledhjen e informacionit me interes për Policinë e Shtetit.”
