Pas Shqipërisë, Von der Leyen bën ndalesen e radhës së turit të saj në Maqedoninë e Veriut

Data

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka mbërritur në Maqedoninë e Veriut.

Ajo është pritur nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski

“Mirëmëngjes Maqedonia e Veriut. Jam këtu për t’iu thënë: ju jeni me ne në BE. Pra, le të përqëndrohemi në qëllimin tonë të afërt. Të hapet sa më shpejt grupi i “themeleve”, ka shkruar Von der Leyen.

Para Maqedonisë së Veriut, Von der Leyen qëndroi dy ditë në Tiranë, ndërkaq të shtunën pritet të arrijë në Prishtinë për takime të ndara me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related