Protesta e opozitës para Kryeministrisë, Policia njofton kufizime dhe bllokime të qarkullimit

Data

Policia e Tiranës ka njoftuar masat që do të merren për garantimin e rendit dhe sigurisë publike gjatë protestës së opozitës që do të zhvillohet sot para Kryeministrisë, nga ora 18:00 deri në 20:00.

Në zbatim të ligjit “Për tubimet”, autoritetet policore kanë marrë masa për mbarëvajtjen e tubimit, duke respektuar të drejtat dhe liritë e qytetarëve, si dhe sigurinë e pjesëmarrësve dhe të kalimtarëve.

Sipas njoftimit zyrtar, nga ora 15:00 dhe deri në përfundim të protestës, do të ketë bllokim të qarkullimit të automjeteve në këto akse rrugore:

•Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi pranë Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”

•Rruga “Ukraina e Lirë”

•Rruga “Papa Gjon Pali II”

•Rruga “Ismail Qemali”

Policia bën me dije se, në varësi të zhvillimit të protestës, mund të ketë kufizime të përkohshme edhe në akse të tjera rrugore përreth zonës së Kryeministrisë.

Për të shmangur vështirësitë në qarkullim, Policia e Tiranës u bën thirrje qytetarëve që të shmangin lëvizjen me automjete në zonat e bllokuara dhe të përdorin rrugë alternative. Strukturat policore do të jenë në terren për të orientuar dhe devijuar qarkullimin sipas nevojës.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related