Ergys Verdho paraqitet në SPAK, thirret nga prokurori që po heton dosjen “Balluku”

Data

Drejtori i Hekurudhës Shqiptare, Ergys Verdho, është paraqitur këtë të premte në ambientet e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), i shoqëruar nga avokati i tij.

Sipas informacioneve paraprake, Verdho është thirrur nga prokurori Dritan Prençi, i cili po drejton hetimet në dosjen që lidhet me ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku. Paraqitja e tij vjen vetëm një ditë pas zhvillimeve të fundit në këtë çështje, ku SPAK ka zgjeruar akuzat ndaj Ballukut, duke përfshirë dyshime për korrupsion dhe pastrim parash, si dhe ka vendosur sekuestro mbi një pasuri në Dhërmi.

Nuk është hera e parë që Verdho paraqitet në SPAK. Rreth dy javë më parë ai u thirr gjithashtu nga prokurorët, ndërsa në atë kohë deklaroi për mediat se ishte ftuar në cilësinë e “personit që ka dijeni për një çështje të vjetër”.

Ergys Verdho mori drejtimin e Hekurudhës Shqiptare në fillim të vitit 2024. Më herët ai ka mbajtur postin e administratorit të Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare (KESH).

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related