Protesta e fermerëve në Greqi/ Bllokohet për disa orë aksi Kakavijë–Janinë, ja orari i kufizimit

Data

Protesta e fermerëve grekë do të sjellë sërish bllokimin e përkohshëm të aksit rrugor Kakavijë–Janinë ditën e sotme.

Policia Kufitare e Kakavijës njofton se, bazuar në informacionin e marrë nga Policia Kufitare Greke, rruga do të jetë e pakalueshme nga ora 18:00 deri në 21:00, në zonën e kryqëzimit të fshatit Kallpaq, për shkak të protestës së fermerëve.

Gjatë këtij intervali kohor, do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet e emergjencave shëndetësore, ndërsa lëvizja e mjeteve të tjera do të ndalohet plotësisht.

Policia Kufitare u bën thirrje qytetarëve dhe drejtuesve të mjeteve që të tregojnë mirëkuptim dhe të planifikojnë udhëtimet e tyre jashtë këtij orari, për të shmangur pritjet dhe vështirësitë në qarkullim.

Autoritetet theksojnë se situata do të monitorohet në kohë reale dhe çdo ndryshim do të bëhet i ditur përmes njoftimeve zyrtare.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related