Protesta e 40-të, nis marshimi nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

Data

Ka nisur mbrëmjen e kësaj të enjteje marshimi i protestuesve nga sheshi “Skënderbej” drejt godinës së Kryeministrisë, në kuadër të protestës së 40-të radhazi kundër qeverisë.

Lëvizja qytetare ka hyrë në ditën e saj të 40-të, duke u shndërruar në një nga protestat më të gjata të viteve të fundit në Shqipëri. Edhe këtë mbrëmje, pjesëmarrësit janë mbledhur fillimisht në qendër të Tiranës, për të vijuar më pas marshimin përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.

Gjatë protestës janë dëgjuar sërish thirrjet që kanë shoqëruar tubimet që prej ditës së parë, ndër to: “Rama në burg”, “Berisha në burg”, “Rama jep dorëheqjen” dhe “Shqipëri e Re”.

Një natë më parë, pas tubimit përpara Kryeministrisë, protestuesit marshuan edhe drejt Kuvendit dhe selisë së Partisë Demokratike, ku shprehën kritika edhe ndaj opozitës, duke brohoritur slogane kundër saj.

Organizatorët kanë bërë të ditur se protesta do të vijojë edhe në ditët në vijim, duke theksuar se synojnë të vazhdojnë mobilizimin qytetar deri në realizimin e kërkesave të tyre.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related