Protesta e 40-të në Tiranë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit me thirrje kundër qeverisë

Data

Qytetarët vijuan edhe mbrëmjen e së enjtes marshimin në rrugët kryesore të Tiranës, në kuadër të ditës së 40-të të protestave kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

Pas grumbullimit dhe fjalimeve para Kryeministrisë, protestuesit u zhvendosën në akset kryesore të kryeqytetit, duke mbajtur pankarta, simbole të flamingove dhe duke artikuluar thirrje kundër qeverisë.

Gjatë marshimit u dëgjuan slogane si “Edi Rama jep dorëheqjen” dhe “Parlamenti i krimit”, ndërsa pjesëmarrësit kërkuan ndryshim, transparencë dhe llogaridhënie nga institucionet.

Sipas organizatorëve, protesta është pjesë e një mobilizimi qytetar që do të vazhdojë edhe në ditët në vijim, me synimin për të mbajtur në vëmendje kërkesat e protestuesve.

Marshimi i kësaj mbrëmjeje u zhvillua në vazhdën e protestave të organizuara gjatë javëve të fundit, ku qytetarë dhe mbështetës të opozitës kanë shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj qeverisjes dhe situatës politike në vend.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related