Marshimi i protestës së 36-të kundër qeverisë ka vijuar në rrugët e Tiranës, me pjesëmarrjen e qytetarëve nga zona të ndryshme të vendit dhe të shqiptarëve të ardhur nga diaspora.
Kolona e protestuesve është shtrirë përgjatë akseve kryesore të kryeqytetit dhe, sipas raportimeve nga terreni, ka mbërritur pranë Parkut Rinia, duke vijuar lëvizjen në mënyrë paqësore.
Gjatë marshimit, pjesëmarrësit kanë brohoritur slogane si “Revolucion” dhe “Rama, jep dorëheqjen”, si pjesë e kërkesave të tyre drejtuar qeverisë.
Organizatorët dhe protestuesit kanë deklaruar se tubimet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, duke theksuar se kërkesa e tyre kryesore mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.
