Një situatë e pazakontë është regjistruar sot pranë SPAK, ku një qytetare ka arritur të kalojë rrethimin e sigurisë dhe të futet në oborrin e institucionit.
Sipas informacioneve, bëhet fjalë për shtetasen Drane Gjoka, e cila pretendon se i janë vjedhur pronat dhe ka ngritur akuza ndaj kryebashkiakes së Kurbinit, Majlinda Cara.
Ngjarja ka ngritur pikëpyetje mbi masat e sigurisë në një prej institucioneve më të rëndësishme të drejtësisë në vend, pasi qytetarja ka mundur të depërtojë pa kaluar filtrat e zakonshëm të kontrollit.
Pas incidentit, ajo është shoqëruar në komisariatin e policisë për veprime të mëtejshme, ndërsa pritet që autoritetet të sqarojnë rrethanat e plota të ngjarjes.
