Protesta e 34-të, qytetari u bën thirrje SHBA-së dhe BE-së të shprehen për situatën politike në Shqipëri

Data

Gjatë protestës së 34-të para Kryeministrisë, një qytetar pjesëmarrës u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian të mbajnë një qëndrim publik lidhur me zhvillimet politike në Shqipëri.

Në fjalën e tij, ai kërkoi që partnerët ndërkombëtarë të shprehen mbi situatën në vend dhe mbi kërkesat e protestuesve.

“Do t’i lutesha SHBA-së dhe BE-së të prononcohen nëse janë me qytetarët apo me qeverinë. Do të doja të dëgjoja një qëndrim të qartë për situatën politike në Shqipëri,” u shpreh ai.

Qytetari tha se pjesëmarrja e tij në protestë ka sjellë edhe debate brenda familjes, duke treguar se bindjet e ndryshme politike kanë ndikuar në marrëdhëniet me prindërit e tij.

Ai deklaroi se nuk është anëtar i asnjë force politike dhe se pjesëmarrja në protestë lidhet, sipas tij, me shqetësimin për të ardhmen e familjes dhe të fëmijëve të tij.

“Jam këtu për familjen time, për dy fëmijët e mi dhe për të ardhmen e tyre. Nuk jam anëtar i asnjë partie politike,” tha ai.

Në fund të fjalës së tij, qytetari kritikoi klasën politike shqiptare në tërësi, duke kërkuar që institucionet e drejtësisë të hetojnë çdo rast ku ka dyshime për shkelje të ligjit, pavarësisht përkatësisë politike.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related