Protesta e 31-të në Tiranë, protestuesit marshojnë drejt Kryeministrisë pas tubimit në sheshin “Skënderbej”

Data

Protestuesit janë nisur nga sheshi “Skënderbej” drejt godinës së Kryeministrisë, në kuadër të protestës së 31-të që po zhvillohet në Tiranë.

Tubimi i sotëm pason protestën e paradites para Kuvendit, ku u regjistruan përplasje mes një grupi protestuesish dhe forcave të policisë.

Ashtu si në ditët e mëparshme, pjesëmarrësit u mblodhën fillimisht në sheshin “Skënderbej” në orën 19:00, për të vijuar më pas marshimin drejt Kryeministrisë, duke ndjekur itinerarin e zakonshëm të protestave.

Gjatë nisjes së marshimit, një nga organizatorët, Arben Kola, iu drejtua të pranishmëve me një mesazh lidhur me zhvillimet e paradites.

“Për ata që nuk ishin te Parlamenti, e patë që ata kërkojnë dhunë. Tani e mbrapa të reagojnë në mënyrë të pavarur dhe ne nuk mbajmë përgjegjësi. Ju me dhunë, dhe qytetarët me dhunë”, deklaroi ai.

Protesta vijon me marshimin drejt Kryeministrisë, ndërsa organizatorët kanë bërë të ditur se do të vazhdojnë tubimet e tyre edhe në ditët në vijim.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related