Aleatët e Partisë Demokratike kanë zhvilluar këtë të mërkurë një takim në selinë blu me kreun e PD-së, Sali Berisha.
Në takim morën pjesë Fatmir Mediu, Agron Duka, Tedi Blushi dhe Vangjel Dule, ndërsa biseda zgjati disa minuta dhe u fokusua në zhvillimet politike aktuale.
Sipas burimeve, në qendër të diskutimeve kanë qenë dy reformat kryesore që po trajtohen në Kuvend: Reforma Zgjedhore dhe ajo Administrativo-Territoriale. Mësohet se qëllimi i takimit ishte koordinimi i qëndrimeve mes aleatëve, si dhe përfshirja e partive të tjera jashtëparlamentare për një qasje të përbashkët.
Gjithashtu, pjesë e diskutimeve ka qenë edhe aksioni opozitar, ku më 17 prill është thirrur një protestë kombëtare.
