Prokuroria nis hetimet/ Bardhi: Presim që ligji të veprojë ndaj bandës elektorale të Ballukut

Data

Prokuroria ka nisur hetimet për keqpërdorimin e burimeve shtetërore nga Partia Socialiste në qarkun e Fierit, me dyshimet se janë përdorur për qëllime elektorale.

Në reagimin e tij drejtuesi politik i PD në Fier, Gazment Bardhi, e cilëson këtë një hap pozitiv, por të pamjaftueshëm.

Ai akuzon PS-në e Fierit si një “grup të strukturuar kriminal” me në krye Belinda Ballukun dhe kërkon që çështja t’i kalojë SPAK-ut për hetim të thelluar dhe të shpejtë.

Reagimi i Gazment Bardhit:

“Nisja e hetimeve për keqpërdorimin e burimeve shtetërore për fushatë elektorale është pozitive dhe meriton vlerësim, por është e pamjaftueshme! Në hetimin e krimeve zgjedhore është domosdoshmëri shpejtësia në hetime dhe vënia në kohë para përgjegjësisë e shkelësve të ligjit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related