Ka nisur prej orës 08:00 procesi i votimit për zgjedhjen e kryetarit të degës së Partisë Demokratike në Shkodër.
Në këtë proces zgjedhor kanë të drejtë vote rreth 7100 anëtarë të kësaj force politike. Votimi po zhvillohet në hollin e teatrit “Migjeni”, ku demokratët mund të votojnë deri në orën 18:00.
Në garë për drejtimin e degës së Partisë Demokratike në Shkodër janë dy kandidatë: Ardit Çylybyli dhe Gentian Ibro.
Pas përfundimit të votimit pritet të nisë menjëherë procesi i numërimit të votave, ndërsa më pas do të shpallet kandidati fitues që do të drejtojë degën e PD në qytetin verior.
Procesi i përzgjedhjes së kandidatëve u shoqërua me tensione gjatë javës së fundit, ndërsa pritet që rezultati i votimit të përcaktojë drejtimin e ri të degës së Partisë Demokratike në Shkodër.
