Projektligji për investimet strategjike, PD: Përfituesit janë zyrtarë të lartë, ministra e deputetë

Data

Deputeti i PD-së, Arbi Agalliu është shprehur se ndryshimet në projektligjin për investimet strategjike të propozuar nga qeveria, do të frenojnë projektet investuese në fushën e turizmit për strukturat akomoduese që nuk ndodhen në zona me përparësi zhvillimi.

Ai deklaroi se nga investimet strategjike kanë përfituar vetëm klientë afër qeverisë, zyrtarë të lartë, ministra dhe deputetë.

“Nuk është problem baza ligjore por pangopësia e kësaj qeverie për të vjedhur e abuzuar me pronën e shiptarëve dhe me paratë e shqiptarëve”, thekson deputeti Agalliu.

Deklarata e plotë: 

Prej disa ditësh në Komisionin për Ekonominë dhe Financat, qeveria ka sjell projektligjin për “Disa ndryshime në ligjin nr 55/2015 për investimet strategjike në Republikën e Shqipërisë, të ndryshuar”.

Me anen e ketij ndryshimi synohet: te rritet ne menyre te konsiderueshme vlera minimale e projekteve te investimit, te cilat aplikojne per status strategjik ne do sektor te klasifikuar strategjik sipas ketij ligji; te detajohet procedura e paraqitjes se dosjes se projektit dhe vleresimit te saj duke permiresuar afatet e shqyrtimit dhe duke theksuar pergjegjesinë qe ka çdo ministri linje; si dhe te zgjatet afati i paraqitjes se kerkesave nga subjektet investuese te interesuara per perfshirjen ne procedurat per perfitimin e statusit “Investim/investitor strategjik, procedure e asistuar”, ne zbatim te ligjit nr.55/2015, “Per investimet strategjike ne Republiken e Shqiperise”, deri ne daten 31 dhjetor 2027.

Nga viti 2016 e deri tani jane trajtuar 88 projekte investimi, prej te cilave:
• 40 kane perfituar status strategjik
• 14 projekte jane refuzuar
• 34 projekte jane ne faze vleresimi

Pjesa me e madhe e ketyre projekteve jane ne sektorin e turizmit ose turizem i integruar.

Në këtë projekt ligj propozohet qe vlera minimale e nje projekti te propozuar per t’u kualifikuar si investim potencial strategjik te jete mbi 50 milione euro, ne çdo sektor ose te krijoje minimalisht 300 vende pune. Njekohesisht, nese subjekti synon proceduren e veçante, ne çdo sektor, vlera e investimit te jete e barabarte ose me e madhe se 100 milione euro ose investimi te krijoje minimalisht 500 vende te reja pune.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related