Procesi gjyqësor ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, flet dëshmitari i 119-të

Data

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, ka filluar dëshminë dëshmitari i 119-të, i cili mban kodin W02714 në procesin gjyqësor ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Ky dëshmitar është më masa mbrojtëse dhe pyetjet për të i ka filluar prokurori Cezary Mihailzcuk. Sipas përmbledhjes së lexuar nga ai, dëshmitari pretendohet se është rrëmbyer nga persona me uniforma të UÇK-së dhe u lirua pas negociatave me KFOR-in.

“Në qershor të 1999-ës dëshmitari 02714 u rrëmbye nga persona të armatosur që kishin veshur uniforma të UÇK-së, me shenja dalluese të UÇK-së dhe u dërgua në vende të ndryshme ku u mor në pyetje dhe u keqtrajtua. Ndërkohë që ka qenë i ndaluar, ai ka ndervepruar me komandantin e UÇK-së që në fund e liroi dëshmitarin pas negociatave me KFOR-in”, tha prokurori.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related