Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani mori pjesë në ceremoninë zyrtare të rihapjes së Katedrales Notre Dame në Paris pas ftesës nga shefi i Elizesë, Emmanuel Macron.
Një njoftim i presidencës në Kosovë tregon se përveç ceremonisë që shënon përfundimin e restaurimit të këtij monumenti 850-vjeçar, pas zjarrit shkatërrues që dëmtoi rëndë katedralen pesë vite më parë, liderët botëror gjithashtu morën pjesë dhe në një darkë të organizuar nga Macron.
