Ekspertja e ekonomisë Teuta Nunaj thotë se kohëve të fundit ka një ndërgjegjësim të shoqërisë në tërësi lidhur me çështjen e pensioneve.
E ftuar në një emision televiziv, ajo deklaroi se çështja e pensioneve nuk është një problematikë ose çështje individuale, por një çështje e shoqërisë dhe se ndërgjegjësimi për këtë temë vjen prej pensioneve të ulëta dhe shqetësimeve që përcjellin nga të moshuarit
Sipas saj, qytetarët kanë paguar kontribute në vite, por nuk i dokumentojnë dot prej mungesës së dokumentacionit prej problematikave nga institucionet, ose djegiet dhe se është buxheti i shtetit që iu ka munguar paratë mijëra shqiptarëve.
“Qeveria e ka trajtuar si temë prioritare dhe në mënyrë të përgjegjshme çështjen e pensioneve.
Nga ana tjetër ka ushtruar një lloj presioni pozitiv. Është një kohë e favorshme për të bërë ndryshimet e duhura.
Tryeza që kryesoi kryeministri ka ardhur si rrjedhojë e presionit, jo vetëm se pensionistët janë votues, por janë gati ¼ e individëve rezident dhe kjo do të thotë të kesh një numër kaq të madh individësh, nuk mund ta anashkalosh më por ta marrësh seriozisht çështjen e tyre.
Në këtë nivel ku jemi kanë filluar të kuptojnë se çfarë ndodh dhe çfarë efektesh po sjell dhe vendimmarrjet po bëhen gjithnjë e më transparente dhe pjesë e debateve.
Qytetarët kanë paguar kontribute në vite, por nuk i dokumentojnë dot prej mungesës së dokumentacionit prej problematikave nga institucionet, ose djegiet, ose humbjes.
Këta individë vuajnë persekutimin se nuk dokumentojnë dot punën e tyre. Është buxheti i shtetit që iu ka munguar paratë mijëra shqiptarëve që nuk e kanë dokumentuar dot pjesën e pensioneve.
Janë mijëra familje shqiptare që iu kanë munguar paratë. Diskutimi për të dalë një projektligj, gjithmonë diskutohet për pensionistët që do dalin në pension pas hyrjes në fuqi të ligjit.
