Donald Trump duket gjithnjë e më afër rikthimit në Shtëpinë e Bardhë. Në rezultatet paraprake, Trump kryeson me 266 vota elektorale nga 270 të vlefshme për t’u shpallur President i SHBA, kundrejt 194 të Kamala Harris.
Trump kryeson bindshëm në Florida, Georgia, Virginia, Ohajo dhe ka arritur të përmbysë shifrat në Texas. Ndërsa Harris dominoi në fillim në dy prej shteteve që konsideroheshin vendimtare në garën presidenciale, Pennsylvania dhe Michigan, mirëpo kur ishin numëruar rreth 60% e votave, Donald Trump arriti të kthejë shifrat në avantazhin e tij. Harris fitoi në shtete si California, Ilinois, New York, Colorado, Washington, New Jersey si dhe arriti të përmbysë Virginian kur po numëroheshin votat e fundit.
