Një skandal i përmasave të jashtëzakonshme dhe një poshtërim publik ka tronditur delegacionin shqiptar në samitin e NATO-s në Ankara të Turqisë. Kryeministri Edi Rama ka pësuar një dështim spektakolar përpara syve të mbarë botës, ku protagonist i një injorimi total ka qenë vetë Presidenti amerikan, Donald Trump.
Gjithçka ka nisur gjatë momentit të fotos zyrtare familjare, kur Rama, i etur për vëmendje, ka thyer çdo kod protokolli duke dalë përpara liderëve të tjerë. Ky veprim i turpshëm ka detyruar Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, që t’i tërheqë vëmendjen publikisht duke e urdhëruar të kthehet në rresht. Edhe pse kryeministri u mundua ta fshehë këtë moment të sikletshëm duke e censuruar nga videot e tij në rrjetet sociale, e vërteta ka dalë sheshit.
Atletet e bardha dhe urdhri sekret i Trump
Por sikur të mos mjaftonte kjo, Rama ka sfiduar sërish protokollin duke u shfaqur si i vetmi lider me atlete të bardha, një lëvizje që dështoi keqazi. Megjithëse Mark Rutte u përpoq t’i vinte në ndihmë, duke i treguar Trumpit atletet e Ramës, shefi i Shtëpisë së Bardhë ka qëndruar totalisht indiferent ndaj kësaj shfaqjeje bajate. Megjithatë burime të sigurta konfirmojnë se Presidenti Trump kishte urdhëruar prerazi stafin e tij që ta mbanin Ramën nën vëzhgim të rreptë dhe të mos e lejonin në asnjë mënyrë t’i afrohej.
Kjo u vërtetua edhe në tryezën zyrtare, ku Trump kaloi ngjitur me Ramën pa i hedhur as sytë, duke vazhduar bisedën i qetë me kryeministrin e Kanadasë, Mark Carney. Ndërkohë ky poshtërim i radhës nuk është i rastësishëm, pasi vjen në një moment kritik ku Shqipëria ka dështuar plotësisht të sigurojë buxhetin e kërkuar për mbrojtjen. Mirëpo kjo situatë e rëndë në Ankara është thjesht vazhdimësia e një serie dështimesh, duke kujtuar se Konferenca e Sigurisë që u mbajt në Gjermani (Mynih) vitin që shkoi u shndërrua në një arenë tensioni dhe dështimi për kryeministrin Edi Rama. Ai tentoi me çdo kusht të siguronte një takim me zv/Presidentin amerikan, JD Vance. Rama dhe ekipi i tij lobuan fuqishëm për të marrë një ftesë në darkën ekskluzive amerikane.
Në këtë operacion lobimi u angazhua ish-emisari Richard Grenell dhe dy biznesmenë shqiptarë. Ata përdorën një lobist nga Florida për të futur Ramën në darkën ku ndodhej Vance dhe Marco Rubio. Zyra e JD Vance po e shqyrtonte këtë mundësi, por planet u përmbysën papritur. Në skenë u shfaq Susan Wiles, Shefja e fuqishme e Kabinetit të Donald Trump.
Ajo ndërhyri në mënyrë të prerë dhe bllokoi menjëherë pjesëmarrjen e kryeministrit shqiptar. Wiles i dërgoi një mesazh të prerë ekipit të Vance duke e quajtur Ramën “kukull të Sorosit”. Ajo urdhëroi që zyrtarët e lartë amerikanë të qëndronin sa më larg tij. Kjo goditje fatale ekspozoi izolimin e madh politik të Edi Ramës në arenën ndërkombëtare. Përpjekjet e tij për të përdorur ishullin e Sazanit si kartë afrimi dështuan plotësisht.
Administrata e re amerikane synon çmontimin e rrjetit Soros dhe nuk pranon marrëveshje të dyshimta. Ky refuzim publik dëshmoi se epoka e Ramës si i preferuar i fuqive të mëdha ka marrë fund. Nga ana tjetër, i njëjti injorim total i ndodhi kryeministrit shqiptar edhe vitin e kaluar në samitin e NATO-s në Holandë (Hagë), ku Uashingtoni zyrtar i ktheu kurrizin. Tashmë është më se e qartë për të gjithë se administrata Trump e ka shpallur “person të padëshiruar” dhe nuk dëshiron të ketë asnjë kontakt me Edi Ramën.
