“Prioritet goditjes së përdorimit të telefonit në timon”, drejtori i ‘Rrugores’: Ja shkaqet e aksidenteve

Data

Drejtori i Policisë Rrugore në Tiranë, Altin Qato, i ftuar në një studio televizive, zbuloi masat që do të marrë policia e shtetit për natën e ndërrimit të viteve.

Qato tha se policia është organizuar në mënyrë të detajuar për të ruajtur rendin publik.

Më tej ai foli edhe për shkaqet e aksidenteve rrugore. Qato tha se  përdorimi i telefonit në drejtimin e automjetit është një prej shkaqeve kryesore të aksidenteve.

Ai tha se vitin e ardhshëm Policia Rrugore do të ashpërsojë masat për këtë shkelje.

Qato: Në 2025 mendojmë t’i japim prioritet goditjes së përdorimit të telefonit në drejtimin e mjetit. Është shkaku kryesor i aksidentit jo vetëm në vendin tonë, por edhe në rajon. Kjo është ajo pse kemi një shtim të aksidenteve të lehta. Ka dy momente reagimi, reagimi i drejtuesit të mjetit 1.5 sekonda dhe frenimi do distancë 60 m për 100 km/h. Dhe kur je me telefon në dorë vonohet reagimi i mjetit ndaj një situate.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related