Presidentja e shoqatës bamirëse të themeluar në nder të princeshë Dianës akuzon Princ Harry-n, ja për çfarë

Data

Presidentja e shoqatës bamirëse Sentebale ka rënë në konflikt të drejtpërdrejtë me Princin Harry, duke e akuzuar atë për bullizëm dhe ngacmim, disa ditë pasi ai dhe anëtarët e tjerë dhanë dorëheqjen nga bordi i shoqatës. Sipas deklaratave të Dr. Sophie Chandauka, presidente e Sentebale, në një emision në Sky News, pas largimit të Dukës së Sussex-it qëndron “ekipi i plotë i marrëdhënieve publike të Sussex-it”.

Chandauka tha në një intervistë me moderatorin Trevor Phillips: “Arsyeja e vetme që jam këtu… është sepse në një moment të martën, Princi Harry autorizoi publikimin e një lajmi të dëmshëm për botën e jashtme pa më informuar mua ose drejtorin tim ekzekutiv. Dhe a mund ta imagjinoni se çfarë ka bërë ai sulm për mua dhe 540 individët në organizatat Sentebale dhe familjet e tyre? Ky është një shembull i ngacmimit dhe bullizmit”.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related