“Asnjë provë, vetëm urdhra politikë” – Balliu pas lirimit të protestuesve: Frikësimi dështoi, narkoshteti po shembet

Data

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, reagoi pas vendimit të Gjykatës së Tiranës që liroi protestuesit e ndaluar gjatë protestës së opozitës, duke i cilësuar arrestimet si të paligjshme dhe pa asnjë bazë faktike.

Sipas Balliut, ndalimet u kryen jo mbi prova konkrete, por si një përpjekje e qartë për të frikësuar qytetarët opozitarë dhe për të goditur protestën. Ai theksoi se vendimi i gjykatës e faktoi mungesën totale të provave.

“U faktua se nuk kishte asnjë provë dhe asnjë fakt, por vetëm një përpjekje e shëmtuar për të frikësuar qytetarët përmes dhunës së narkoshtetit”, u shpreh Balliu në reagimin e tij.

Deputeti demokrat deklaroi gjithashtu se protestuesit u ndaluan nga policia me urdhra politikë, duke shtuar se ky veprim jo vetëm që dështoi, por e ka bërë reagimin qytetar edhe më të fortë.

“Të rinjtë u liruan dhe sot janë edhe më të motivuar. Nëse Edi Rama nuk largohet, reagimi qytetar do të intensifikohet dhe do të zgjerohet”, tha Balliu.

Në përfundim, ai theksoi se, sipas tij, narkoshteti ka rënë dhe se opozita nuk do të lejojë më që institucionet të përdoren për të frikësuar qytetarët dhe për të shtypur protestat.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related