“Një pjesë e shpirtit tim u fik bashkë me të” – Mesazhi rrëqethës i Samir Salihi për motrën që humbi jetën pas lindjes së binjakëve

Data

Një histori e dhimbshme ka prekur opinionin publik, pas ndarjes nga jeta të Migena Salihi, e cila humbi jetën pasi solli në jetë dy binjake.

Vëllai i saj, Samir Salihi, ka ndarë një mesazh prekës në rrjetet sociale, duke shprehur dhimbjen e madhe për humbjen, por edhe mirënjohjen për të gjithë ata që u solidarizuan me familjen në ditët më të vështira.

“Sot zemra jeme asht e mbushun me dhimbje, por edhe me mirënjohje të thellë,” shkruan ai, duke falënderuar çdo person që dhuroi gjak, u interesua dhe qëndroi pranë familjes.

Ai rezervoi një falënderim të veçantë për stafin mjekësor të Spitali Rajonal i Shkodrës, duke vlerësuar përpjekjet e tyre për të shpëtuar jetën e motrës së tij.

“Si vllai i saj, nji pjesë e shpirtit tem asht fik bashkë me të. Do t’më mungosh sa të kem frymë,” shprehet ai në mesazhin e tij.

Humbja e Migenës ka prekur thellë jo vetëm familjarët, por edhe shumë qytetarë që u bashkuan në thirrjet për ndihmë dhe mbështetje gjatë ditëve të fundit të saj.

Ngjarja ka rikthyer edhe njëherë vëmendjen te rëndësia e kujdesit shëndetësor dhe solidaritetit njerëzor në momente të vështira.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related