Presidenti Donald Trump vendosi të rrisë ndjeshëm tarifat ndaj importeve të çelikut dhe aluminit të hënën, duke anuluar përjashtimet dhe kuotat pa doganë për furnizuesit kryesorë nga Kanadaja, Meksika, Brazili dhe vende të tjera, një vendim që mund të rrisë rrezikun e një lufte tregtare me shumë vende.
Presidenti Trump nënshkroi urdhërat ekzekutivë për rritjen e normës së tarifave ndaj importeve të aluminit nga 10% në 25%. Veprimi i tij rikthen në fuqi një tarifë prej 25% për importet e çelikut dhe ato të alumini që hynin në Shtetet e Bashkuara pa paguar asnjë taksë, bazuar në marrëveshjet ekzistuese dhe mijëra përjashtime ndaj produkteve të tjera.
Dekretet janë zgjatime të tarifave bazuar në ligjin e sigurisë kombëtare 232, të nënshkruar nga Presidenti të Trump në vitin 2018 për të mbrojtur prodhuesit e çelikut dhe aluminit. Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë tha se përjashtimet kishin dobësuar efektivitetin e këtyre masave.
