Presidenti Trump falënderon Vjosa Osmanin për strehimin e refugjatëve të huaj, Edi Rama sulmon presidenten e…

Data

Skena politike shqiptare dhe ajo mbarë-shqiptare është përfshirë nga zhvillime të forta dhe intriguese. Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, duket se ka njohur publikisht presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, si lidere të shqiptarëve, të cilën e ka falënderuar për miqësinë dhe përkushtimin ndaj SHBA-së. Ky gjest vjen në një moment kur kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, duket i lënë në harresë nga Uashingtoni, ndërsa marrëdhëniet e tij me administratën amerikane janë ftohur ndjeshëm.

Letra e Trumpit, e cila është dërguar në datën 5 gusht (dy ditë më parë) ka shënuar një izolim të hapur politik të Ramës dhe një ngritje të profilit të Osmanit si figura kryesore shqiptare në sytë e Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Presidenti Trump ka lavdëruar vendimin e Kosovës për të pranuar shtetas të huaj në kuadër të bashkëpunimit me SHBA, duke e cilësuar këtë si “gatishmëri të fortë” dhe si dëshmi të “fuqisë dhe dhembshurisë së popullit të Kosovës”.

Në letrën e tij, presidenti amerikan ka nënvizuar lidhjen e thellë mes SHBA dhe Kosovës, duke theksuar vizionin e përbashkët për një të ardhme paqësore dhe prosperuese. “Ju qëndroni si një mike e vërtetë e Shteteve të Bashkuara”, ka shkruar Trump, duke e siguruar Osmanin se bashkëpunimi do të thellohet në vitet në vijim. Po ashtu, sipas njoftimit, Trump e ka falënderuar Osmanin “për lidershipin tuaj të guximshëm dhe për faktin që qëndroni si një mike e vërtetë e Shteteve të Bashkuara. Mezi pres të punojmë së bashku me ju në vitet që vijnë”. Por ky është një mesazh që ka bërë jehonë në të gjithë rajonin, duke krijuar përshtypjen se SHBA ka zgjedhur tashmë partnerin kryesor shqiptar: presidenten e Kosovës.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related