Presidenti i Iranit pas vrasjes së Khameneit: Do t’i shtypim me forcë bazat e armiqve

Data

Presidenti iranian Masoud Pezeshkian ka reaguar për herë të parë pas vdekjes së Udhëheqësit Suprem Ali Khamenei, duke paralajmëruar se Irani do të përgjigjet me forcë.

Në deklaratën e tij, ai u shpreh se forcat e armatosura iraniane do të “shtypin me forcë bazat e armiqve”, duke theksuar se vrasja e liderit suprem nuk do të mbetet pa përgjigje.

“Amerika dhe Izraeli duhet ta dinë se vrasja e udhëheqësve tanë nuk do të sjellë asgjë. Këshilli i udhëheqjes ka filluar punën e tij dhe forcat tona të armatosura do t’i shtypin me forcë bazat e armiqve,” deklaroi ai.

Pezeshkian e cilësoi ngjarjen si një “krim të madh” dhe tha se kjo do të hapë një faqe të re në historinë e botës islame dhe shiizmit, duke paralajmëruar për një përshkallëzim të mëtejshëm të tensioneve në rajon.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related