Irani i përgjigjet ultimatumit të Trump: “Rajoni do të mbetet në errësirë”

Data

Tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit po përshkallëzohen më tej, pasi Teherani reagoi ashpër ndaj ultimatumit 48-orësh të Donald Trump për rihapjen e Ngushtica e Hormuzit.

Sipas agjencisë iraniane Mehr, çdo sulm ndaj infrastrukturës energjetike iraniane do të ketë pasoja të rënda për të gjithë rajonin.

“Me sulmin më të vogël ndaj energjisë sonë, i gjithë rajoni do të zhytet në errësirë”, paralajmëroi media pranë shtetit iranian, duke lënë të kuptohet se përgjigjja mund të shkojë përtej kufijve të Iranit.

Objektivat e mundshëm

Në publikimet e saj, Mehr ka shfaqur edhe një hartë të termocentraleve kryesore në rajonin e Gjirit, duke theksuar se:

  • 70–80% e tyre ndodhen përgjatë bregdetit
  • janë brenda rrezes së raketave iraniane

Mes vendeve të përmendura janë:

Rreziku për rajonin

Kërcënimi nënkupton se një përplasje e drejtpërdrejtë mund të çojë në një krizë të gjerë energjetike, duke prekur jo vetëm furnizimin me energji elektrike, por edhe tregjet globale të naftës dhe gazit.

Kjo situatë vjen në një moment kur konflikti në Lindjen e Mesme është në një fazë kritike dhe çdo lëvizje ushtarake mund të ketë pasoja zinxhir për stabilitetin rajonal dhe ekonomik botëror.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related