Porositi vrasjen e kushëririt, 25 vite burg për Laert Hasallën

Data

Gjykata e Fierit ka dënuar me 25 vite burg Laert Hasallën, i akuzuar se porositi vrasjen e kushëririt të tij, Marius Hasalla, një atentat që mbeti në tentativë në vitin 2023 në Lushnjë.

Sipas hetimeve, Hasalla kishte paguar Mariglen Matjanin, tashmë të dënuar, për të kryer atentatin. Matjani qëlloi me armë zjarri drejt një automjeti ku ndodhej shënjestra, ndërsa nga të shtënat mbeti e plagosur edhe një grua që udhëtonte në të njëjtën makinë.

34-vjeçari ndodhej nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, por pas shpalljes së vendimit, autoritetet kanë ekzekutuar dënimin me 25 vite heqje lirie për veprën penale “vrasje në rrethana cilësuese”, e mbetur në tentativë.

Konflikti mes familjarëve Hasalla ka zanafillën në një mosmarrëveshje për pronësinë e rreth 2 hektarëve tokë, e cila prej vitesh është shndërruar në përplasje të dhunshme dhe viktima.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related