Sekretari i Marrëdhënieve me Publikun në PD, Edvin Kulluri, është shprehur se fakti që kryedemokrati Lulzim Basha është caktuar reporter në Këshillin e Europës për asetet e bllokuara ruse, është një shans i dytë që i jepet PD nga aleatët.
Komentet Kulluri i bëri në një emision televiziv, ku tha se ky është një sinjal që i jepet PD për të qenë një aleat i rëndësishëm dhe i besueshëm i BE-së.
