Politikani austriak bën paralajmërimin e frikshëm për Ballkanin: Vuçiç po planifikon luftë, ja ku pritet të godasë

Data

Politikani austriak Gunther Fehlinger, ishte i ftuar këtë të mërkurë në Euronews Albania, ku bëri disa deklarata të fota në lidhje me situatën e sigurisë në Ballkan.

Nga Prishtina, ku mori pjesë në ceremoninë për përkujtimin e masakrës së Krushës, Fehlinger tha se Vuçiç po planifikon luftë në Bosnjë dhe veriun e Kosovës.

Politikani austriak i bëri apel NATO-s që të jetë e përgatitur për t’iu kundërpërgjigjur përpjekjeve për destabilizim të Ballkanit të presidentit serb.

“25-vite më parë ndodhi masakra e Krushës dhe sot ata janë të gatshëm t’i përsërisin ato veprime. Ata nuk kërkojnë falje por janë gati t’i përsërisin, kjo është politika e Vuçiç dhe Daçiç. Mua më vjen shumë keq për njerëzit në Krushë të Madhe dhe ceremonia e djeshme ishte një përkujtim i gjenocidit serb.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related