Berisha shpërthen: “Balluku ka administruar 12 miliardë euro! Rrugët e qeverisë, gropa të zeza që shemben njëra pas tjetrës”

Data

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi ashpër qeverinë dhe veçanërisht zv.kryeministren Belinda Balluku për keqadministrim masiv të fondeve publike, duke deklaruar se vetëm ajo ka menaxhuar rreth 12 miliardë euro gjatë 12 viteve të fundit.

Në një deklaratë për mediat, Berisha tha se shumica e projekteve rrugore të kësaj qeverie kanë kapur shifra shumë më të larta sesa parashikimet fillestare, ndërkohë që cilësia e tyre, sipas tij, është skandaloze, pasi shumë segmente janë shembur menjëherë pas ndërtimit.

Ai rikujtoi disa nga akset më problematike të dekadës së fundit:

  • Rruga Qukës – Qafë Plloçë
    “Ku është rruga? Nga 73 milionë euro të planifikuara, shpenzimet shkuan në 370 milionë euro”, u shpreh Berisha.
  • Rruga Korçë – Ersekë (17 km)
    “Sa herë u ndërtua dhe u shemb? Shikoni ku ka përfunduar sërish.”
  • Rruga Kardhiq – Delvinë
    “Segmenti i ndërtuar nga qeveria aktuale u shemb menjëherë.”

Sipas tij, krahasuar me projektet e qeverive të mëhershme, rrugët e ndërtuara nga qeveria aktuale “janë më pak kilometra, por shumë herë më të shtrenjta dhe jashtë çdo standardi”.

Berisha shtoi se qytetarët kanë të drejtë të dinë se ku kanë shkuar miliardat e fondit të infrastrukturës:

“Ku shkuan 67 miliardë euro të qytetarëve shqiptarë në 12 vite? Vetëm ‘lubia’ Balluku ka administruar 12 miliardë euro. Ku janë?”

Në fund, Berisha e cilësoi qeverinë aktuale si:

“Një gropë e zezë që gllabëron paratë e shqiptarëve, pa lënë asnjë vepër dinjitoze pas.”

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related