Policia Rrugore e Shkodrës ka intensifikuar kontrollet gjatë muajit maj me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë rrugore. Gjatë këtij muaji, janë vendosur 4997 gjoba për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor, si dhe janë ndaluar 18 drejtues mjetesh, prej të cilëve 6 janë arrestuar, ndërsa për 12 të tjerë është nisur procedimi penal për veprat “Drejtimi i mjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Masat administrative të vendosura përfshijnë:
- 307 për mosvënie të rripit të sigurimit
- 182 për mosvënie të kaskës mbrojtëse
- 58 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit
- 55 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit
- 45 për përdorim të xhamave të errësuar
- 509 për parakalime të gabuara
- 1857 për ndalim apo qëndrim të gabuar
- 228 për mosdhënie përparësie këmbësorëve
- 1756 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor
Policia Rrugore thekson se kontrollet do të vijojnë në mënyrë të përditshme për të garantuar një qarkullim sa më të sigurt në rrugët e qytetit dhe për të reduktuar numrin e aksidenteve.
