Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për zhvillimin e edicionit të 83-të të “Turit Çiklistik të Shqipërisë”, që do të mbahet nga data 18 deri më 22 maj 2026.
Në aktivitet pritet të marrin pjesë skuadra çiklistike nga Shqipëria, Ballkani dhe vende të tjera të Europës, ndërsa policia ka njoftuar se do të angazhohen strukturat vendore, shërbimet e Policisë Rrugore dhe strukturat mbështetëse për garantimin e sigurisë dhe mbarëvajtjes së garës.
Sipas planit të publikuar, disa akse kryesore rrugore do të bllokohen përkohësisht sipas etapave të aktivitetit.
Etapa I – 18 maj 2026
Orari i bllokimit: 12:00
Itinerari:
Sheshi “Skënderbej” – bulevardi “Zogu i Parë” – rruga “Dedë Gjo Luli” – rruga “Myslym Shyri” – bulevardi “Dëshmorët e Kombit” – rruga “Lekë Dukagjini” – rruga “Ibrahim Rugova” – bulevardi “Gjergj Fishta” – Unaza e Madhe – autostrada Tiranë–TEG–Thumanë–Milot–Rrëshen–Reps – kthimi për në Milot – finishi në Lezhë.
Etapa II – 19 maj 2026
Orari i bllokimit: 12:00
Itinerari:
Lezhë – Vorë – Golem – Rrogozhinë – finishi në Elbasan.
Etapa III – 20 maj 2026
Orari i bllokimit: 12:00
Itinerari:
Elbasan – Belsh – Kuçovë – Lushnjë – Unaza e Fierit – finishi në Vlorë.
Etapa IV – 21 maj 2026
Orari i bllokimit: 12:00
Itinerari:
Vlorë – Tuneli i Llogarasë – Himarë – Kuç – Lepincë – Kotë – finishi në Vlorë.
Etapa V – 22 maj 2026
Orari i bllokimit: 10:00
Itinerari:
Vlorë – Rrethrrotullimi i Lushnjës – finishi në Fier.
Policia apelon për mirëkuptim dhe bashkëpunim nga qytetarët gjatë zhvillimit të aktivitetit, duke rekomanduar përdorimin e akseve alternative në segmentet ku do të ketë kufizime të përkohshme të qarkullimit.
