Policia belge ka kryer këtë të enjte kontrolle në zyrat e Komisionit Europian në Bruksel, në kuadër të një hetimi që lidhet me shitjen e një pjese të godinave të institucionit gjatë vitit 2024.
Sipas raportimeve ndërkombëtare, hetimi ka të bëjë me transaksionin përmes të cilit Bashkimi Europian i shiti shtetit belg 23 ndërtesa për rreth 900 milionë euro. Marrëveshja u justifikua me nevojën për reduktim hapësirash, pasi gjatë pandemisë së Covid-19 një pjesë e madhe e stafit punonte në distancë.
Dyshimet paraprake lidhen me një aferë të mundshme korrupsioni, ndonëse transaksioni është paraqitur si i ligjshëm. Kontrollet janë fokusuar kryesisht në zyrën e buxhetit të Komisionit Europian.
Autoritetet belge nuk kanë dhënë ende detaje të mëtejshme mbi hetimin. Ndërkohë, Fondi Sovran i Pasurive të Paluajtshme i shtetit belg kishte planifikuar rinovimin e ndërtesave me synim shitjen ose dhënien e tyre me qira për përdorim banimi apo tregtar.