Romir Saraçi shprehet se në votën e diasporës, kryesisht në Greqi, Partia Socialiste ka funksionuar si organizatë kriminale përmes databazes së KQZ-së për manipulimin e kësaj vote.
I ftuar në një emision televiziv, Saraçi tha se përmes patronazhistëve, PS ka ndërhyrë në databazen e të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, duke marrë të gjitha të dhënat e shqiptarëve të regjistruar jashtë vendit për t’i identifikuar dhe më pas për t’u blerë votën përmes korruptimit.
Po the patronazhist i the të gjitha është multitask. Ai s’ishte mbështetës i thjeshtë. Ai është person iangazhuar në PS e jo thjesht një mbështetës që do dëgjojmë nesër… bëhet fjalë për një patronazhist të angazhuar në këto zgjedhje në mënyrë intensive. E fakton edhe vetë në postimet në rrjetet sociale në angazhimin antiligjor, sa kohë është punonjës i DHL-së e shohim në menaxhimin dhe administrimin e votave të diasporës. Zotëria në fjalë ka bzuluar skemën se si ka funksionuar PS.
