Heroizëm në Shkodër, efektivi i policisë hidhet në lumin Buna dhe shpëton 59-vjeçaren nga mbytja: “Nuk e mendova dy herë, reagova menjëherë”

Data

Një ndërhyrje e shpejtë dhe vendimtare e Policisë së Shkodrës ka shmangur një tragjedi, pasi një 59-vjeçare që tentoi të hidhej në lumin Buna është shpëtuar në kohë nga efektivët.

Ngjarja u regjistrua pranë Urës së Bunës, ku policia mori njoftim nga salla operative për një person që ishte hedhur në ujë. Në vendngjarje mbërriti menjëherë efektivi Erixhon Senko, i cili nuk hezitoi të ndërhyjë.

“Kur u afruam pamë që personi kishte rënë në ujë. Nuk e mendova dy herë dhe u hodha për ta shpëtuar”, rrëfen ai, duke theksuar se ishte hera e parë që merrte pjesë në një operacion të tillë.

Pas nxjerrjes nga uji, 59-vjeçarja u transportua me ndihmën e kolegëve drejt spitalit, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në operacion morën pjesë edhe efektivët Françesko Hoxha, Kristjan Loci dhe Armel Sufaj.

Senko, i cili është pjesë e Policisë së Shkodrës që prej tetorit 2024 pas përfundimit të Akademisë, u shpreh se reagimi ishte instinktiv dhe pjesë e detyrës.

Ai theksoi gjithashtu se ka marrë shumë mesazhe përgëzimi nga qytetarët dhe kolegët, duke shtuar se raste të tilla forcojnë besimin e publikut tek Policia e Shtetit.

Ngjarja është vlerësuar gjerësisht si një akt i rëndësishëm human dhe profesional, duke sjellë reagime pozitive në opinionin publik.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related