Teksa reshjet e dëborës janë ndalur prej disa orësh tanimë, situata në qarkun e Shkodrës ka pasur një përmirësim të lehtë.
Dje në Bashkinë e Fushë Arrëzit u shpall gjendje e jashtëzakonshme, ndërsa sot (21 janar) ka nisur puna për hapjen e rrugëve.
Mësohet se fillimisht do të pastrohet rruga e Iballës dhe më pas do të fillojë pastrimi i rrugëve që lidhin qendrat e njësive me fshatrat.
Njoftimi:
Sipas informacionit te administruar nga strukturat vendore MC per situaten ne territorin e qarkut Shkoder, po ju informojme si me poshte vijon:
- Bashkia Shkodër:
– Ne teritorin e Bashkise Shkoder deri tani nuk kemi raportime per situata problematike.
– Fshatrat e Njesive Administrative Shale dhe Shosh aktualisht jane pa energji elektrike
- Bashkia Malësi e Madhe:
– Në teritorin e kesaj bashkie nuk raportohen probleme.
– Akset rrugore janë te hapura dhe furnizimi me energji elektike vijon normalisht
- Bashkia Vau Dejës:
– Në teritorin e kesaj bashkie nuk raportohen probleme.
– Ne Njesite Administrative Temal dhe Shllak trashesia e debores arrin 40 cm, raportohen nderprerje te energji elektrike ne disa fshatra.
- Bashkia Pukë:
– Nuk raportohen probleme nga kjo bashki, temperaturat vinojne te uleta.
- Bashkia Fushë Arrëz:
– Ne territorin e bashkise Fushe -Arrez situata eshte e qete, po fillon puna per hapjen e rrugeve te njesive administrative.
– Kane mberrituar edhe 2 mjete per perballimin e situates, te mundesuara nga Ministria e Mbrojtjes.
– Fillimisht do te pastrohet rruga e Iballes dhe me pas do filloj puna per pastrimin e rrugeve rurale qe lidhin qendrat e njesive me fshatrat.
- DRV Shkodër:
– Nuk raportohen probleme ne akset rrugore qe mbulon DRV Shkoder.
-Te gjithe akset rrugore jane pastruar dhe eshte hedhur sasi kripe.
– Perdoruesit e mjeteve te perdorin goma dimrore e zinxhire ne keto akse dhe te respektojne sinjalistiken rrugore.
– Firmat kontraktore jane ne terren te organizuar me mjete dhe puntor per perballimin e ç’do situate te mundshme.
- OSHEE Shkodër:
F.2 nst/Ças i stakuar.
F.3 nst/Ças i stakuar.
F.4 nst/Ças i stakuar.
F.6 nst/Velipoj i stakuar
F.Gjegjan nst/Fush Arres i stakuar.
F.2 nst/Koman i stakuar.
F.3 nst/Koman i stakuar.
Dalja Shale-Shosh nga Hec/Nderlys i stakuar me L.Sh.
F.2 nst/Rrenc pj. 180ab. 12kab. Gajtan, Sheldi.
F.6 nst/Rrenc pj. 200ab. 15.kab. Bardhaj.

