“Po e humb luftën”/ Salvini i drejtohet Zelenskyt: Nënshkruaj paqen, po sakrifikon njerëzit

Data

Zëvendëskryeministri i Italisë dhe kreu i partisë “Lega”, Matteo Salvini, i ka bërë një thirrje të drejtpërdrejtë presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky që të nënshkruajë sa më shpejt një marrëveshje paqeje, duke deklaruar se Ukraina po humbet luftën dhe po paguan një kosto të rëndë njerëzore.

Gjatë një fjalimi politik, Salvini u shpreh se, pavarësisht ndihmës financiare dhe ushtarake të marrë ndër vite, Ukraina po humbet terren, jetë njerëzish dhe besueshmëri. Sipas tij, vazhdimi i konfliktit vetëm sa thellon tragjedinë dhe dëmton popullin ukrainas.

“Po humbet luftën, po humbet njerëz, po humbet dinjitetin. Paqja duhet nënshkruar sa më parë”, u shpreh Salvini, duke shtuar se insistimi për vijimin e luftës nuk është më zgjidhje.

Deklaratat e tij kanë shkaktuar reagime të forta politike, përfshirë kritika nga përfaqësues të tjerë të qeverisë italiane, të cilët i kanë cilësuar komentet si të papërshtatshme dhe në kundërshtim me qëndrimin zyrtar të Bashkimit Europian.

Salvini ka qenë vazhdimisht kritik ndaj furnizimit të Ukrainës me armë, duke argumentuar se ndihma duhet të orientohet drejt zgjidhjeve diplomatike dhe jo përshkallëzimit të konfliktit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related